Site icon PORTALB

Dehari,Gruevskit: Ose do jetojmë së bashku ose do vdesim si budalla

Kandidati i BDI-së për kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari

Kandidati i BDI-së për kryetar të Kërçovës, Fatmir Dehari

Kandidati i BDI-së për Kërçovën Fatmir Dehari, ka komentuar fjalimin e mbrëmshëm të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili i porositi atij të jetojë në Shqipëri në qoftë se ka dëshirë.

“Unë do të citoj Martin Luter King i cili thotë: “Ne duhet të mësojmë të jetojmë së bashku, si vëllezër ose ne duhet të vdesim së bashku si budallenj”.  Unë i ftoj me këtë rast të gjithë qytetarët e qytetit të Kërçovës qofshin ët komunitetit maqedonas, shqiptarë, romë, turq, që ne ashtu siç kemi ditur për decenie të tëra të bashkëveprojmë të bashkëbisedojmë , të ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe të vazhdojmë përsëri në frymën e bashkëjetesës, bashkëveprimit të ndërtojmë qytetin tonë”, deklaroi për Alsat-M, Fatmir Dehari, kandidat i BDI-së për Kërçovën.

Exit mobile version