EShS: Janë regjistruar rreth 1.7 milionë persona në vend dhe 200.000 nga diaspora

Deri dje në orën 20:00, në territorin e vendit janë regjistruar 1.695.549 persona, 526.605 familje dhe 752.916 banesa informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Në mënyrë shtesë, përmes aplikacionit për vetë-regjistrim të diasporës, deri mëngjesin e sotëm në orën 7:30, u vetë-regjistruan 199.819 persona që ndodhen jashtë vendit, transmeton Portalb.mk.

Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe banesave në vend është drejt përfundimit. Përveç ditës së sotme, regjistruesit dhe qytetarët kanë edhe 29 dhe 30 shtatorin për ta përfunduar detyrimin e regjistrimit.

Përveç faktit që qytetarët mund të regjistrohen në shtëpitë e tyre, për ata persona që për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të takohen me regjistruesit, Enti Shtetëror i Statistikave hapi pika në komuna, ku qytetarët mund të shkojnë për t’u regjistruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button