Site icon PORTALB

Bexheti sërish premton ujësjellësin në Tetovë

Kandidati për kryetar të Tetovës, Sadi Bexheti në takime me banorët e Reçicës

Kandidati për kryetar të Tetovës, Sadi Bexheti në takime me banorët e Reçicës

Kandidati i PDSH –së për Tetovën, Sadi Bexheti  mbrëmë ka pasur takime me banorët e Reçicës së Vogël dhe të Madhe, Teqes dhe lagjes Bregut i Diellit.

”Me banorët e këtyre lagjeve biseduam për sfidat dhe problemet me të cilat bashkërisht jemi përballur, për projektet që janë në përfundim si dhe për projektet që do të realizojmë gjatë periudhës së ardhshme. Në këto lagje gjatë këtij mandati në koordinim me banorët kemi bërë një sërë investimesh që kanë qenë të domosdoshme për të trasuar rrugën e investimeve kapitale për periudhën e ardhshme. Tashmë ka përfunduar projekti për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël dhe janë siguruar mjetet, projekti do të fillojë të realizohet për një periudhë të shkurtër kohore” tha Bexheti.

Sa i përket problemit me ujin e pijshëm që vite të tëra ngelet i pazgjidhur dhe atë kur është Komuna nën kompetenca të tij, Bexheti u tha banorëve se projekti do të përfundojë brenda disa muajve. 

“Në Reçicë të Madhe kemi ndërtuar fushën sportive të shkollës, kemi rregulluar trotuaret përreth varrezave, ndërkaq tashmë kemi vendosur prioritetet për investimet në infrastrukturë që burojnë nga kërkesat e banorëve. Në vendbanimin “Teqe” dhe “Bregu i Diellit” tashmë kanë përfunduar disa projekte të rëndësishme infrastrukturore. Kemi investuar në shkollën “Naim Frashëri” dhe rrugën përreth saj dhe kemi vendosur rrjete te kanalizimeve të ujërave të zeza dhe atmosferike në pjesët ku më së shumti ka qenë e nevojshme” tha Bexheti.

Njëjtë si para katër viteve, ai sërish ka premtuar se  kryeprioritet i tij do të jetë përfundimi i projektit të ujësjellësit. 

“Do të rikonstruojmë edhe rrugën nga varrezat deri te lagjja “Bregu i Diellit” tha Bexheti.

Exit mobile version