Site icon PORTALB

Zhani Ciko: Izet Mexheti sjell ‘belanë’ në Çair

Izet Mexhiti, rikandidat nga BDI për Komunën e Çairit, ka promovuar sot projektin ‘OJQ Qendra’ e Komunës Çair. Ky projekt parasheh që një pjesë e hapsirave të objektin komunal ta dedikojë për sektorin civil.

Komuna e Çairit

Izet Mexhiti, rikandidat nga BDI për Komunën e Çairit, ka promovuar sot projektin ‘OJQ Qendra’ e Komunës Çair. Ky projekt parasheh që një pjesë e hapsirave të objektin komunal ta dedikojë për sektorin civil.

‘Ky adaptim nënkupton ndërtimin e brendshëm të katit të parë të ndërtesës komunale, në hapërsirë prej 300 m2, nga të cilat krijohen 10 zyra për shoqata të ndryshme për OJQ. Ky koncept është model i cili për herë të parë aplikohet në Maqedoni, ndërsa pritet të risë bashkëpunimin mes komunës dhe sektorit civil’ tha Mexhiti.

Në promovimin e projektit morri pjesë edhe maestro nga Tirana Zhani Ciko, drejtor i Teatrit të Operas në Tiranë.

‘Shoqëria civile është ndër më të rëndësishmet, dhe janë faktorë të transparencës të qeverisjes. Izet Mexhiti nëpërmjet kësaj iniciative që ka rëndësi shumë të madhe sepse praktikisht me këtë sponsorizon belanë në zyrat e tij. Të kesh këtu të gjitha OJQ-të të cilat rijnë, shikojnë, punojnë dhe prodhojnë ide, disa prej të cilave mund të jenë pozitive e disa jo edhe kaq shumë do të thotë të kesh shpirt demokratik dhe të jësh në shërbim të popullit’ potencoi Ciko.

Në prezantimin e projektit të pranishmit i kanë përshëndetur edhe deputetja Ermira Mehmeti dhe kandidati i BDI-së për Shkupin, Artan Grubi./Portalb

Exit mobile version