Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut regjistroi 12 raste të vdekjes dhe mbi 100 raste të reja me Covid – 19

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar 112 raste të reja me Covid – 19 nga 1,726 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të vdekjes nga Covid – 19 dhe 419 pacientë janë shëruar, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 189.999, 171.375 pacientë janë shëruar, 6.607 pacientë kanë vdekur, ndërsa momentalisht ka 12.017 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.279.154 testime për Covid – 19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version