Site icon PORTALB

Përmbytje të mëdha në Shqipëri

Përmbytje të mëdha në Shqipëri

Përmbytje të mëdha në Shqipëri

Dyfishimi i shkarkimeve nga hidrocentrali i Vaut të Dejës ka përkeqësuar gjendjen gjatë natës, ndërsa uji vazhdon të “shtrijë territoret” e tij në Qarkun e Shkodrës. 

Nga raportimet zyrtare mësohet se mëngjesin e së premtes ndodhet nën ujë pjesërisht qyteti i Shkodrës.

Zonat e përmbytura janë lagjet Bahçallëk, Ajasëm, Mark Lulaj dhe Pedonalja. Nën ujë dhe me qindra familje të izoluara ndodhen në disa komuna pranë qytetit.

Kështu, shkarkimi i 2 400 metrave kub ujë në sekondë gjatë natës nga Vau i Dejës ka përkeqësuar gjendjen në komunën Ana e Malit. 1 800 hektarë tokë janë përmbytur, ndërsa 161 shtëpi të izoluara në Obot.

Në fshatin Gorricë janë izoluar 19 shtëpi, në Murriçan 11 të tjera. Në komunën Guri i Zi u përmbytën rreth 800 hektarë, me 20 shtëpi të izoluara.

Në Bërdicë janë permbytur 500 hektarë, me një total prej 55 shtëpish të izoluara. 

Ministria: Ulet niveli i përmbytjeve 

Ministria e Brendshme njofton se sipërfaqja e përmbytur është ulur dhe aksi nacional në harkun e Bërdicës i qarkullueshëm për mjetet.

Zëdhënësi i Ministrisë njoftoi se niveli i ujit në lagjet e qytetit të Shkodrës ka rënë, ndërsa problematike vijon të jetë situata në fshatin Trush.

Aktualisht ministri Flamur Noka dhe kreu i Emergjencave Civile ndodhen për takime në prefekturë.

Lumenjtë në pikën kritike
Prurjet dhe hapja e portave te hidrocentraleve ka rritur ne piken kritike nivelin e lumenjeve Drin dhe Mat qe derdhen ne bregdetin e Lezhes. 

Në shumë zona të Lezhës ujrat kanë përmbytur tokat, por pavarësisht rritjes se nivelit sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Bordit të Kullimit, por edhe sipas një informacioni të dhënë nga specialisti i Emergjencave Civile pranë prefekturës Ndek Mhillaj ka ujra në siperfaqë por që nuk konsiderohen përmbytje pasi ka pasur nivel të lartë reshjesh. 

Deri me tani nuk ka patur problem me hidrovoret pervec nje mungese disa oreshe te energjise ne hidrovorin e ishull Shengjinit. Nderkohe prurjet ne lumin Mat kane shkuar ne piken kritike, ndersa Lumi Fan i vogel rrezikon nje nenstacion elektrik ne Mirdite. Problematike shfaqet situata ne zonen nga ura e Matit e deri ne grykederdhje ne det. Shume toka qe ndodhet perreth lumit ne kete zone jane permbytur.

Vjosa po përmbyt 
Mëngjesin e të premtes 15 banesa në komunën Novosele u gdhinë të përmbytura, si pasoje e prurjeve shumë të medha të lumit Vjosa dhe situata po përkeqesohet nga shtimi i prurjeve.  

Niveli i shtratit të lumit është rritur ndjehsëm, mbi 7 metra mbi nivelin e detit. Në total janë 1500 hektarë të përmbtyra në zonën e komunës Novoselë, ku 500 hektare i ka përmbytur lumi Vjosë, dhe 1000 ha janë përmbytur nga deti. Drejtuesit e komunes thone se situate po perkeqesohet dhe parashikohet qe fshati Poro dhe hapesira te fshatit Bishan te jene nen uje. 

Ndërkohë problematike jane argjinaturat, të cilat si pasojë e prurjeve janë dëmtuar. Problematike eshte situate ne qarkun e Fierit. Vershimi i Vjoses ka permbytur 300 hektare dhe banesa ne komunat Kutë, Cakran dhe Frakull jane rrethuar nga uji. Ne fshatin Kashishte komuna Frakull nje lagje e tere kercenohet sepse ndodhet prane brigjeve te lumit qe po grryejne me shume shpejtesi token. 

Nderkohe ujesjellesi i qytetit të Fierit ka dale jashte funksionit. Ne Kafaraj ku ndodhen pompat e ketij ujesjellesi uji ka vershuar duke permbytur gjithcka. Situata eshte e renduar dhe parashikohen deme per shkak se niveli i lumit Vjosda eshte duke u rritur ndjeshem.

Përmbytja e fundit nga lumi Vjosë ndodhi në vitin 2010, ku u përmbyten dhjetra banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. 

Situata është e rënduar edhe në Lezhe. Lumi i Matit është në pike kritike, ndersa Fani i Vogel rrezikon nenstacionin e Mirdites

Elbasan-Gramsh, bllokime nga reshjet

Situatë e rëndë është krijuar prej sasisë të lartë të reshjeve të orëve të fundit në rrugën nacionale Elbasan-Gramsh.

Prurjet e shumta te lumit Devoll e kane bere kete rruge te pakalueshme per te gjitha llojet e mjeteve.Ujerat e lumit kane mbuluar uren e Shushices dhe nga te dyja anet nuk mund te kryhet asnje levizje. Niveli i ujit mbi ure i kalon 70 centimetra, duke e bere te pamundur kalimin edhe te mjeteve te larta.

Policia e cila ka shkuar ne vendngjarje po sigurohet qe asnje mjet te mos kaloje ne kete ure qe tashme eshte e zhytur e gjitha ne ujerat e lumit Devoll. Sipas banoreve te zones nje situate e tille perseritet sa here ka reshje te dendura shiu dhe diga nuk perballon fluksion e prurjeve. /Top Channel

Exit mobile version