Pas von der Leyenit edhe Varheji këtë javë do të vizitojë Shkupin

Eurokomesari për zgjerimin i BE -së Oliver Varhei të mërkurën do të udhëtojë në Shkup, raportoi MIA nga Brukseli, duke u thirrur në informacionin e konfirmuar nga Komisioni Evropian, transmeton Portalb.mk.

Programi i vizitës akoma po finalizohet, por është njoftuar se do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev.

Varhei javën e kaluar ishte në Bullgari për të diskutuar kapërcimin e bllokadës bullgare për fillimin e negociatave të BE -së me Maqedoninë e Veriut.

Ky është udhëtimi i dytë i Varheit në Sofje këtë vit. Më 21 maj, ai vizitoi Bullgarinë së bashku me ministrin e Jashtëm portugez Augusto Santos Silva, ku  u takuan me politikanët bullgarë për të diskutuar propozimin portugez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Sofjes dhe Shkupit. Atëherë vizituan edhe vendin tonë.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev, gjatë Forumit strategjik në Bled më 1 shtator, për BNT-në tha se presioni ndaj Bullgarisë në muajt e ardhshëm mbi temën e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të rritet.

Një ditë para Varhejit në Shkup do të vijë edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, ajo gjithashtu do të diskutojë mosmarrëveshjen me Bullgarinë dhe tejkalimin e saj.

Kryeministri Zoran Zaev thotë se bisedimet me Bullgarinë vazhdojnë dhe vlerëson se janë bërë hapa më afër zgjidhjes. Në një intervistë me vienasen “Standard”, e cila gjatë fundjavës u transmetua nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Zaev shprehu shpresën se është e mundur të bëhet një lëvizje para Vitit të Ri, gjegjësisht Këshillit të BE-së më 22 dhjetor, pasi Bullgaria të zgjedhë parlamentin e ri deri më 14 nëntor, kurse raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale atje do të mbahet një javë më vonë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button