Presidentja e KE-së nesër do të vizitojë Shkupin – temë diskutimi edhe ngërçi RMV-Bullgari

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen nesër do të vizitojë Maqedoninë, kurse do të mirëpritet nga kryeministri Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Të dy delegacionet, sipas agjendës, janë planifikuar të vizitojnë Qendrën Rinore Kulturore, ndërsa në kinon Frosina do të mbahet konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit Zaev dhe presidentes së KE-së von der Layen.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mammer paraprakisht njoftoi se Ursula von der Layen në Shkup do të flasë edhe për mosmarrëveshjen me Bullgarinë.

“Presidenti po shkon në Ballkanin Perëndimor për të riafirmuar angazhimin e BE -së në rajon, këta janë partnerë të BE -së me të cilët kemi lidhje shumë të forta dhe vizita do të jetë një mundësi për të diskutuar këto marrëdhënie, përfshirë çështjen dypalëshe”, tha Eric Mammer, duke folur për mosmarrëveshjen maqedono-bullgare.

Von der Leyen nga 28 deri më 30 shtator, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, duke filluar me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizita në rajon vjen një javë para Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në Slloveni më 6 tetor me liderët rajonalë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2019, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button