Site icon PORTALB

RMV, 20 persona me Kovid-19 kanë humbur jetën, 392 raste të reja

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 392 raste të reja, 339 pacientë janë shëruar, ndërkaq 20 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 189.551, të shëruarve 170.734, të vdekurve 6.577, ndërkaq momentalisht në vend ka 12.240 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 17 persona: 8 nga Shkupi (98, 82, 79, 79, 79, 74, 69 dhe 69v), 2 nga Koçani (89 dhe 92v) dhe nga një të vdekur nga Gostivari (80), Tetovë (46), Veles 78), Radovish 68, Shtip (66), Manastir (86) dhe Vallandovë (85)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Plotësisht, në pajtueshmëri me diagnozën KOVID19 nga Termini Im janë paraqitur edhe 3 persona me datë të vdekjes në periudhë prej 12.09.2021 deri 22.09.2021. Këto persona janë 2 nga Shkupi dhe 1 nga Gostivari. Të vdekurit janë në moshë 67-93 vjeç.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version