Site icon PORTALB

Të hënën në Shkup do të mbahet konferenca për “edukim mediatik dhe qëndrueshmërisë ndaj dezinformatave”

Foto ilustrim nga Krithink

Foto ilustrim nga Krithink

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Instituti Maqedonas për Media të hënën më 27 shtator organizojnë Konferencën rajonale për edukim mediatik BE-Ballkani Perëndimor “Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj dezinformimit”, njoftoi Komisioni Evropian, transmeton Portalb.mk.

Konferenca do të adresojë disa nga sfidat më ‘pikante’ të komunikimit publik modern, si luftimi dhe qëndrueshmëria ndaj dezinformimit, ndikimi i rrjeteve sociale dhe dezinformatave në ridefinimin e raportimit të lajmeve dhe cilësinë e gazetarisë, dhe rëndësinë e edukimit mediatik për qytetarët në hapësirën e re mediatike.

Në këtë ngjarje të profilit të lartë do të marrin pjesë palët kryesore të interesit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si përfaqësues nga institucionet shtetërore, media, shoqëria civile dhe akademia.

Kjo është konferenca e dytë e këtij lloji mbështetur nga Bashkimi Evropian. Konferenca në Shkup është duke u bazuar në rezultatet e Konferencës së parë BE-Ballkan Perëndimor EIM të organizuar në vitin 2020 në Sarajevë dhe Banja Lluka dhe është shtesë domethënëse e nismave të shumta të financuara nga BE-ja të zbatuara në të gjithë rajonin për këtë temë. Konferenca do të kulmojë me rekomandime që synojnë inkurajimin për veprime efektive kundër dezinformimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të edukimit mediatik jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe në të gjithë Evropën.

Konferencën në Shkup do ta hapë  presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikat e sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian (përmes lidhjes video) Josep Borrell dhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriu ambasadori David Geer.

Exit mobile version