Drejtoria e të Hyrave Publike nga 1 korriku do ta pezullojë sistemin e vjetër të paraqitjes së të TVSH-së nëpërmjet formës me letër. Nga muaji i ardhshëm të gjitha kompanitë do të jenë të detyruara paraqitjet mbi këtë bazë t’i bëjnë në formë elektronike.
Kështu, 12059 persona juridik dhe kryes të pavarur të veprimtarive, të cilët janë aktualisht shfrytëzues të sistemit të vjetër të taksimit, domosdoshmërisht, do të duhet të transferohen në sistemin e shërbimit elektronik të DHP-së. Kjo, sepse në të kundërtën ato nuk do të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike të taksimit.
Forma e re e paraqitjes do të vlejë edhe për ata sipërmarrje, të cilat nuk janë obligues të TVSH-së dhe ende e praktikojnë formën e vjetër të taksimit. Gjithsej 5481 sipërmarrje, të cilat bëjnë pjesë në grupin e obliguesve të TVSH-së tremujore, kanë afat që deri në fund të muajit të paraqiten në sistemin e ri të taksimit elektronik.
Për ata që nuk e përmbushin këtë obligim janë parashikuar gjoba, në vlerë prej 3500 eurosh.