Site icon PORTALB

Zagreb, në një banesë janë gjetur tre trupa të pajetë të fëmijëve dhe babai i tyre që tentoi të vriste veten

Zagrebi

Zagrebi, foto arkiv

Policia në bazë të një telefonate rreth orës dy pas mesnate në një shtëpi në lagjen Mlinovi të Zagrebit gjeti një burrë 56-vjeçar, i cili dyshohet se u përpoq të bënte vetëvrasje, si dhe trupat e pajetë të tre fëmijëve, binjakëve të moshës shtatë vjeç dhe djalit katër vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave kroate, bëhet fjalë për një baba (56) dhe tre fëmijët e tij, binjakë, një djalë dhe një vajzë shtatëvjeçare, dhe një djalë katërvjeçar, ndërsa dyshohet për vrasje dhe tentim për vetëvrasje.

Babai mbijetoi dhe u dërgua në spitalin Motrat e Mëshirës.

“Jutarnji list” e Zagrebit raportoi se policia thotë se rreth orës 2:00 në rrugën Mlinovi, bazuar në informacionin e marrë në lidhje me vetëvrasjen e shpallur, një burrë u gjet në apartament i cili u përpoq të vriste veten, ndërsa më pas u transportua në spital.

“Tre fëmijë u gjetën pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa dyshohet për veprën penale të vrasjes. Hetimi po udhëhiqet nga Zëvendësprokurori Shtetëror i Qarkut”, tha policia e Zagrebit.

Hetimet janë duke u zhvilluar në vendin e ngjarjes, kurse trupat e tre fëmijëve u transportuan në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Kriminologji, ku autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Mediat kroate raportuan se i dyshuari ishte shtetas austriak me adresë të përhershme kroate, pronar i një kompanie konsulente, i cili në Facebook rreth mesnate ndër të tjera postoi: “Mirupafshim të gjithëve …”. Dyshohet se motivi për krimin e kryer janë marrëdhëniet e këqija midis ish-gruas së tij dhe partneres aktuale.

Exit mobile version