Site icon PORTALB

Dita e pestë e bllokadës në Veri të Kosovës

Pika kufitare "Merdare"

Pika kufitare "Merdare"

Vazhdojnë të jenë të bllokuara edhe këtë të premte dy pikat e kalimit në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Nata e së enjtes ka kaluar pa incidente, ndërsa forcat policore të të dyja vendeve qëndrojnë në afërsi të pikave kufitare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani duke folur për mediat bëri të ditur se situata paraqitet e qetë, ndërsa banorët lokal serbë mbajnë  të bllokuara me makina të rënda dhe zhavorr rrugët që të çojnë në pikat kufitare.

Të enjten në mbrëmje ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanovicc vizitoi forcat ushtarake në Rashkë dhe Novi Pazar, që gjendet në kufi me Kosovën, ku tha se trupat serbe atje ishin në gatishmëri të lartë, njofton Klan.

Ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi se prej 20 shtatorit e deri të mërkurën ishin lëshuar 6.375 targa të përkohshme.

Situata në veri në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë u tensionuar pas vendimit të Prishtinës zyrtare për vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve.

Exit mobile version