Site icon PORTALB

RMV, fillimisht u paraqit si arkëtar i rrjeti kabllor, por pastaj e sulmoi 33 vjeçaren brenda në shtëpi

MPB, korona virus, orë policore

Policia e Kumanovës ka inspektuar një shtëpi ku dyshohet që një mbledhës i faturave ka sulmuar një grua 33 vjeçare, derisa ajo gjendej në shtëpinë e saj, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB-Kumanovë, 33 vjeçarja Z.M. nga Kumanova ka raportuar se në shtëpinë e saj është sulmuar nga një person”, raportojnë nga Policia.

Në raportimin e saj, ajo ka sqaruar që i dyshuari fillimisht është paraqitur si arkëtar i një rrjeti kabllor, por në momentin kur kjo është futur në shtëpi për të marrë paratë, ai e ka sulmuar.

“Për disa minuta erdhi burri i saj dhe filloi përleshja fizike me personin”, raportojnë nga Policia, duke theksuar që gjatë ikjes atij i ka ngelur mbrapa një armë.

Exit mobile version