Site icon PORTALB

Incizo film në celular dhe apliko për pjesëmarrje në “Mobile film fest” deri më 15 nëntor

Video, incizim, foto: Pexels

Festivali ndërkombëtar për filma të regjistruar me celular “Mobile film fest” shpalli thirrje të hapur për filma për pjesëmarrjen në edicionin e 12 -të, i cili është planifikuar të zhvillohet nga 25 nëntori deri më 1 dhjetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk. 

Të drejtë për paraqitje kanë të gjithë personat e interesuar që kanë realizuar film me celular jo më të gjatë se 10 minuta, kurse gjithashtu kriter është që filmat të mos kenë qenë të paraqitur në edicionet e mëparshme të “Festivalit mobil”. Në konkurencë do të hyjnë të gjithë filmat që do të arrijnë deri në afatin përfundimtar – 15 nëntor 2021.  Filmat mund të paraqiten në e-mail adresën: mobifestkonkurs@gmail.com ose përmes profilit të festivalit: FilmFreeway.

Filmat e zgjedhur të festivalit do të hyjnë në garë për fitimin e çmimeve të këtij viti: Çmimi për filmin më të mirë “Ratka Ilievska-Lale”; Çmimi për filmin më krijues; Çmimi për historinë më origjinale; Çmimi për idenë më të mirë dhe çmimi për filmin më të mirë në programin vendas “Talentët e rinj”.

Organizatori informon se filmat më të mirë do të shfaqen në programin konkurues të festivaleve ndërkombëtare që janë në rrjetin e festivaleve të filmit të xhiruar me celular, dhe janë në partneritet me “Mobil Festival”. Organizatori i festivalit është shtëpia e produksioni “KT Film and Media”. Festivali mbështetet nga Qyteti i Shkupit.

Exit mobile version