Site icon PORTALB

Studentët nga familjet me një prind do të paguajnë gjysmë participim në të gjitha fakultetet e UKM-së

Studentët në Kirili dhe Metodi

Universiteti Shen Kirili dhe Metodi, Shkup

Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup ua kthen të drejtën studentëve me një prind të vetëm që të paguajnë gjysmën e shumës së regjistrimit në universitet. Ky vendim u mor në seancën e fundit të udhëheqësisë së rektoratit, transmeton Portalb.mk.

Konkursi për aplikim u shpall dje dhe do të zgjasë për 14 ditët e ardhshme. Të drejtë për uljen e participimit ka çdo student që është regjistruar në semestrin dimëror të studimeve universitare, e drejta prindërore e të cilit ushtrohet nga vetëm një prind. Kjo do të thotë që në konkur mund të paraqitet çdo student që ka vetëm një prind të regjistruar në certifikatën e lindjes, ka një prind të vdekur ose një prind që ka humbur të drejtat prindërore.

Studentët duhet të aplikojnë në konkursin e shpallur jo më vonë se 6 tetor dhe Kryetarit të Komisionit në njësinë e tyre duhet t’i paraqesin aplikim në të cilin ata studentë të viteve të larta do të deklarojnë suksesin mesatar të provimeve, kurse studentët fillestar – numrin e përgjithshëm të pikëve sipas të cilit ata u regjistruan në vitin e parë.

Renditja e studentëve, aplikimet e të cilëve do të miratohen duhet të publikohen jo më vonë se 13 tetori, pas së cilës aplikantët kanë të drejtën e kundërshtojnë. Lista përfundimtare e fituesve të përshtatshmërisë për të zvogëluar bashkëpagesën do të shpallet më së voni deri më 27 tetor.

Të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme që studentët do të duhet të dorëzojnë në fakultetet e tyre gjenden në Njoftimin e brendshëm të publikuar nga UKM.

UKM aktualisht është i vetmi universitet shtetëror që ka rikthyer të drejtat e studentëve në këtë kategori. Paraprakisht, nga Universiteti “Shën Klimenti i Ohrit”në Manastir për“ Meta.mk”  thanë se nuk mund të gjejnë bazë ligjore për uljen e shkollimit të studentëve me një prind. Për momentin, nuk ka njoftim për ndryshime nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip.

Kuvendi studentor i Universitetit në UKM mirëpriti vendimin e Universitetit.

Për të drejtën e studentëve me familje një prindërore të paguajnë gjysmë participimi e para reagoi organizata civile “One Can-Youth”.

Exit mobile version