Site icon PORTALB

RMV, mori afër 15 mijë euro por nuk i ka kryer shërbimet, policia paditi 42 vjeçarin

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit nga Ohri, pasi dyshohet që për 3 muaj kishte marrë para nga dy persona, por nuk i kishte kryer shërbimet, transmeton Portalb.mk.

“Policia në Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 42 vjeçarit M.R. nga Ohri për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “Mashtrim””, deklarojnë nga Policia.

Raportohet që i dyshuari nga marsi deri në maj të këtij viti ka marrë 14 700 euro nga dy kërçovarë, njëri 48 vjeç e tjetri 37 vjeç. Ai duhej që nga jashtë vendit të sjellë makina për punë dhe një kombi.

Exit mobile version