Shkoi vera, erdhi dhe vjeshta Agjencia për Rini dhe Sport ende nuk e ka gati ueb-faqen në shqip

Agjencia për Rini dhe Sport ende nuk e ka gati versionin shqip të ueb-faqes, edhe pse para një muaji për Portalb.mk thanë se në mes të shtatorit e njëjta do të lëshohet në përdorim.

Nga Agjencia për Rini dhe Sport, muajin e kaluar informuan për Portalb se u ka arritur donacioni i OSBE-së për ueb faqen e re, e cila do të jetë në tre gjuhë: shqip, maqedonisht dhe anglisht. Sipas Agjencisë, në atë kohë numërimi mbrapsht kishte  filluar dhe në një afat prej pesë javësh ueb-faqja do të lëshohet në përdorim, por sot që flasim, ueb-faqja nuk është lëshuar në përdorim.

Portalb kontaktoi me Agjencinë si nëpërmjet emaileve, thirrjeve dhe mesazheve, por përgjigje nuk morëm.

Pyetjet të cilat Portalb i dërgoi te Agjencia për Rini dhe Sport:

  • Deri në cilën fazë është përkthimi i ueb-faqes në shqip?
  • Herën e fundit që biseduam na thatë se në mes të shtatorit do të jetë gati, pse ende nuk është lëshuar në përdorim?
  • Kur do të jetë gati ueb faqja në shqip?
  • A janë përkthyer të gjitha dokumentet?

Paraprakisht nga kjo Agjenci thane se kanë përkthyes të punësuar dhe se të njëjtët janë duke punuar në përkthimin e dokumenteve, që sipas tyre janë shumë dokumente për t’u përkthyer.

Ndryshe, edhe pse kanë kaluar dy vite nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, zbatimi i të njëjtit është shumë i zbehtë në praktikë. Neni 23 i këtij Ligji thotë se “Në afat prej një viti nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji, të gjitha institucionet kompetente obligohen që t’i miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e këtij Ligji”. Megjithatë, lëshime në zbatimin e këtij Ligji vërehen institucionet, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button