Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar qindra nxënës të infektuar, Komisioni dha mendimin e vet në lidhje me ndryshimin e modelit arsimor

Shkolle

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka sqaruar që gjendja epidemiologjike në vend është më mirë se dy javët e fundit të muajit gusht, për çka nuk do të ketë ndryshime në vazhdimin e procesit arsimor, transmeton Portalb.mk.

“Për 40 përqind kemi ulje të shkallës së shpërndarjes së virusit te qytetarët në nivel vendi me fillimin e vitit shkollor, krahasuar me shpërndarjen e virusit në dy javët e fundit të muajit gusht”, raportojnë nga Ministria e Shëndetësisë, bazuar në analizat epidemiologjike të Institutit Publik të Shëndetit.

Në analiza theksohet që më së paku të infektuar ka në moshën nga 0 deri 9 vjeç, vetëm 3.9 përqind; ndërsa vetëm në Shkup janë regjistruar 139 nxënës të infektuar në fillore, 70 në të mesme, 72 në nivele akademike dhe 28 fëmijë parashkollorë.

“Në përputhje me këto të dhëna dhe zvogëlimin e shkallës së shpërndarjes së virusit, nuk ka nevojë për ndryshim të modelit të mësimit”, vlerësojnë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Nxënësit e shkollave fillore të infektuar: Shkup (139), Kumanovë (5), Shtip (5), Veles (5), Resnje (5), Strumicë (6), Kavadarci (6) dhe Prilep (8).

Nxënësit e shkollave të mesme të ifnektuar: Shkup (70), Kumanovë (8), Shtip (8), Veles (3), Kavadarci (7), Prilep (4), Strumicë (2).

Exit mobile version