Site icon PORTALB

RMV, padi ndaj dy qytetarëve pasi kishin organizuar dasmë në shtëpi dhe kishin penguar policinë në kryerjen e punës

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj dy qytetarëve të Kumanovës, pasi në oborrin e njërit ishte organizuar dasmë me 15 persona, në kohën kur ishte e ndaluar me vendim të Qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“SPB-Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj 32 vjeçarit D.P. nga Kumanova, pasi ka bazë për dyshime për kryerjen e veprës penale “mosveprim në përputhje me rregullat shëndetësore në kohë epidemie” dhe ndaj 46 vjeçarit Z.G.”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Në sqarimin e policisë, theksohet se 46 vjeçari paditet për shkak se ka penguar punonjësit policorë në kryerjen e veprimtarisë zyrtare gjatë evidentimit të tij, duke i kërcënuar edhe punonjësit.

Exit mobile version