Site icon PORTALB

RMV, KRRE me çmime të reja të derivateve të naftës

Foto nga Pexels

Komisioni Rregullator për Energjetikë i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) miratoi vendimin, me të cilin çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕURODIZEL BS-95 dhe ЕURODIZEL BS-98 nuk ndryshojnë, ndërkohë çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) do të ulet për 1,50 denar për litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin e përcaktimit të çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit nga data 13.09.2021, transmeton Portalb.mk.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) do të rritet për 1,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit М-1 SU rritet për 0,786 denarë/kg dhe tani do të jetë 39,181 den/kg.

Me këtë vendim i cili do të hyjë në fuqi nga data 21.9.2021, në mesnatë, çmimet e derivateve të naftës do të jenë si vijon:

Exit mobile version