RMV, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor: nuk janë konstatuar mangësi në spitalet modulare

Nga Ministria e  Shëndetësisë në një kumtesë të lëshuar për mediat, informuan se Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka përfunduar inspektimin e jashtëzakonshëm, në të cilin thuhet se nuk është vërejtur asnjë mangësi ose parregullësi në spitalet modulare të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Në vijim mund të ndiqni raportin e plotë të Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor dërguar Ministrisë së Shëndetësisë:

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor kreu inspektime të jashtëzakonshme në 18 spitale modulare të vendosura në qytetet si vijon:

Shkup, (IShP KUSIGJF, IShP KU për pediatri dhe IShP KU për pulmologji) IShP SK Shtip, IShP SP Koçan, IShP SP Strumicë, IShP SP Kumanovë, IShP SP Prilep, IShP SP Gostivar, IShP SK Manastir, IShP ShSh Resnjë (brenda IShP-së Shtëpisë së shëndetit), IShP SP Gjevgjeli, IShP SP Strugë, IShP SP Ohër, IShP SP Kavadar, IShP SP Veles, IShP SP Kërçovë dhe IShP SP Dibër.

Lëndë mbikëqyrjeje në përputhje me kompetencat e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ishte si vijon;

  • përshkrimi i spitalit modular: kapaciteti i spitalit me numrin e dhomave spitalore, shtretërve spitalor, hapësira shtesë, mbushja aktuale me numrin e pacientëve të hospitalizuar dhe që kur është në funksion spitali modular
  • gjendjen sanitare dhe higjienike e objektit;
  • vërtetim inspektimi për DDD-në e kryer nga një institucion i autorizuar;
  • të inspektojë nëse janë kryer ekzaminimet shëndetësore -higjienike të stafit;
  • kontroll nëse dhe sa nga stafi janë plotësisht të vaksinuar
  • kontroll nëse janë kryer kontrolle shëndetësore-higjienike të personelit mjekësor;
  • mënyra e përzgjedhjes dhe asgjësimit të mbeturinave mjekësore dhe marrëveshja me një operator të autorizuar që mbledh mbeturinat mjekësore;
  • numri i personelit shëndetësor dhe personelit tjetër që kujdeset për pacientët (mjekë, infermierë, sanitarë, higjenistë)
  • a ekziston orar i shkruar i ndërrimeve në spitalin modular;
  •  a respektohet ndalesa për vizitë të personave nga jashtë. Nëse gjendet ndonjë person në vizitë, është e detyrueshe të regjistrohet në procesverbal;
  • kontroll në evidencën shëndetësore e cila mbahet në spitalin modular.

Është konstatuar situata faktike si vijon:

Në momentin e mbikëqyrjes, spitalet modulare në Manastir, Gostivar dhe Koçan nuk kishin pacientë të hospitalizuar.
Spitali modular në Dibër nga momenti i lëshimit në funksion më datë 21.03.2021 deri jmë 01.07.2021 është mbyllur, që më pas të vazhdojë të funksionojë si pikë vaksinimi.
Spitali modular në Shtip nga 29.05 2021 funksionon si repart infektiv duke pasur parasysh se reparti është duke u rinovuar.
Spitali Modular në Resnjë funksionon si ambulantë triazhi, marrje të materialit për testim PCR dhe si spital ditor, por nuk ka pacientë të hospitalizuar.
Spitalet modulare brenda IShP klinikës për Pulmonologji dheIShO KU për spitale fëmijësh gjithashtu funksionojnë si klinika ambulatore për ekzaminim dhe triazh.

Në spitalet tjera modulare ka pacientë të hospitalizuar.
Lidhur me gjendjen sanitare-higjienike, DDD-ja e kryer nga institucion i autorizuar, përzgjedhja dhe asgjësimi i mbeturinave mjekësore, ekzaminimet e kryera shëndetësore-higjienike, janë sigutar sasi të mjaftueshme të PPM(Pajisje personale mbrojtëse), janë siguruar sasi të mjaftueshme dezinfektantësh, dinamika e pastrimit dhe dezinfektimit të sipërfaqeve punues nuk janë identifikuar mangësi.
Në të gjitha spitalet modulare është theksuar dukshëm se vizita është e ndaluar dhe në momentin e mbikëqyrjes nuk gjendet prania e të huajve.

Në të gjitha spitalet modulare është theksuar dukshëm se vizita është e ndaluar dhe në momentin e mbikëqyrjes nuk është parë prani e personave nga jashtë.
Kudo vërehet orar i personelit shëndetësor në detyrë; mjekë (specialistë dhe specializantë) dhe infermierë, numri i të cilëve ndryshon sipas kapacitetit dhe numrit të pacientëve të hospitalizuar.
Në spitalin modular të IShP KUSIGjF – Shkup, sipas parimit të rrotacionit, në detyëre qëndrojnë mjekët – internistë specialistë nga të gjitha klinikat e Qendrës Klinike Universitare.
Për pacientët kujdesen sanitarët ose motrat medicinale për kujdes.
Për mbajtjen e higjienës kujdesen higjienistët
Punonjësit e spitalevemodulare janë të imunizuar, kure një pjesë prej tyre e kanë kaluar Kovid 19.
KONSTATIM: Nga mbikëqyrja inspektuese e realizuar nuk janë konstatuar mangësi, qëndron në informacionin e IShSSh.

Këto inspektima pasuan menjëherë pas zjarrit i cili shpërtheu më 08.09.2021, ku humbën jetën 14 persona dhe u lënduan disa të tjerë, të cilët më pas u raportua se ishin në gjendje të mirë shëndetësore. Pas kësaj tragjedie, dorëheqje dhanë edhe disa funksionar, përfshirë këtu edhe zv.ministrin e Shëndetësisë Ilir Hasani dhe drejtorin e spitalit të Tetovës Florin Besimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button