Konferenca për klimën do të jetë e suksesshme nëse arrihen marrëveshje të reja, vlerësoi ambasadorja e Britanisë në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në KOP-in e radhës që do të mbahet në Gllasgou të Britanisë, ku shtetet pritet të prezantojnë raportet dhe planet në lidhje me mbrojtjen e mjedisit jetësor, ndërsa vendi do të përfaqësohet nga Stevo Pendarovski, transmeton Portalb.mk.

Nikoqirët e kësaj ngjarje do të jenë Italia dhe Britania e Madhe, ndërsa ambasadorja e kësaj të fundit, Rejçëll Gallouej për MIA sqaroi disa detaje të këtij organizimi dhe mbështetjen që ky shtet i jep Maqedonisë së Veriut për këtë qëllim.

“Qëllimi kryesor i konferencës është t’i tubojë së bashku liderët botërorë në mënyrë që të zotohen ndaj premtimeve të Marrëveshjes së Parisit të gjashtë viteve më parë, për të mbajtur rritjen e temperaturës nën 1.5 gradë, në mënyrë që të demonstrojnë përkushtimin e tyre për një normë neto zero të emetimeve të gazrave të dëmshme dhe në mënyrë që të tregojnë se si vendet do të ndërpresin përdorimin e thëngjillit”, deklaroi ambasadorja.

Ajo theksoi dy projektet e mbështetura nga kjo Ambasade, “Kthjellohu” për ujërat e zeza dhe mineralet dhe “Hotelin për bletë” për kthimin e bletëve.

“Ne nuk do të synojmë drejt marrëveshjes së re negociuese. Qëllimi në fakt është që vendet të tregojnë angazhimet e tyre në raport me atë që është dakorduar në Paris, meqë momentalisht nuk kemi arritur të përmbushim premtimet dhe temperatura do të vazhdojë të rritet mbi 1.5 gradë. Duam të shohim se si njerëzit zotohen përsëri për përshtatjen dhe zbutjen dhe të mblidhen së bashku në një vend për të parë se si do të jetë rregullorja e re. Ngjarja do të jetë e suksesshme nëse arrihen marrëveshje të reja për atë që të gjithë duhet të bëjmë, por edhe për të parë vendet që fillojnë angazhime individuale”, deklaroi Gallouej.

Qëllim tjetër i konferencës është të sigurohen mjete financiare nga vendet e zhvilluara për vendet në zhvillim në lidhje me ndryshimet klimatike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button