Site icon PORTALB

UEJL dy ditë do të mundësojë vaksinimin e stafit dhe studentëve në objektin e tij

Vaksina, vaksinë, vaksinim në Shkup.

Vaksina, foto nga Portalb.mk / Ardit Ramadani

Universiteti i Evropës Juglindore do të mundësojë dy ditë të kësaj jave vaksinimin e studentëve dhe stafit të tij në hapësirat e universitetit, transmeton Portalb.mk.

“Në datat 21-22 shtator 2021, në Universitetin e Evropës Juglindore, do të hapet pikë vaksinimi kundër Covid 19. Pika e vaksinimit, do të jetë e vendosur në klasën 101, Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë dhe do të jetë e hapur nga ora 9:00 – 16:00”, njoftojnë nga universiteti

Në njoftim sqarohet që pika e vaksinimit, do të jetë në shërbim vetëm për studentët dhe stafin e UEJL-së.

Exit mobile version