Site icon PORTALB

Do të jenë të bllokuara disa rrugë të Shkupit deri në ora 14:00

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, karantinë, karantina

Në disa rrugë të Shkupit do të ketë kufizime për qarkullimin e veturave për shkak organizimit të aktiviteteve në lidhje me manifestimin “Velo Fiesta”, transmeton Portalb.mk.

“Informojmë qytetarët se në rajonin e Shkupit më datën 19.09.2021 (e diel), në periudhën kohore nga ora 09:00 deri më ora 14:00, për shkak të mbajtjes së manifestimit “Velo Fiesta” në organizim të Qytetit të Shkupit, në një pjesë të rr. ”Dimitrie Çupovski”, në pjesën nga udhëkryqi me rr. “Dame Gruev” deri te udhëkryqi me rr. “11-të Tetori” në Shkup, do të jetë i kufizuar”, sqarojnë nga Policia, edhe pse dje ishte paralajmëruar që kufizimet o të vlejnë prej orës 18 deri në ora 23.

Policia sqaroi që trafiku do të zhvendoset në rrugët e afërta, ndërkohë kërkojnë nga qytetarët të respektojnë ndryshimet dhe punonjësit e policisë në komunikacion

Exit mobile version