Site icon PORTALB

RMV, e mori veturën e klientit për ta rregulluar, por 34 vjeçari nuk e ka kthyer te klienti derisa nuk intervenoi policia

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj 34 vjeçarit N.S. nga Gllumova, në bazë të nenit 239 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“51 vjeçari D.S. nga fshati Bardovcë në Shkup, ka paraqitur se në fillim të korrikut me N.S. kishin marrëveshje që të rregullon automjetin e tij, por deri në ditën e paraqitjes, N.S. nuk e kishte kthyer veturën e rregulluar dhe gjithmonë ka gjetur arsyetime”, raportojnë nga Policia.

Raportohet që 51 vjeçari problemin me 34 vjeçarin N.S. e kishte paraqitur në polici këtë muaj, ndërsa policia brenda javës ka arritur të sigurojë veturën e klientit “Opel Omega”, veturë e cila gjendej të 34 vjeçari.

Exit mobile version