Në samitin kyç për ndryshime klimatike do të mbahet prej 31 tetor deri më 12 nëntor në Gllazgou, në të cilin do të marrin pjesë presidenti Stevo Pendarovski dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, njofton Portalb.mk.
Ata do t’i prezantojnë pozitat e vendit tonë të Samitit klimatik të liderëve në Gllazgou. Bashkënikoqir i konferencës së 26-të për ndryshimet klimatike të Kombeve të Bashkuara do të jenë Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Në këtë samit duhet që të miratohen plane më ambicioze për mbrojtjen e klimës, gjatë së cilës pritet që qeveritë të obligohen t’i zvogëlojnë grimcat e gazrave serë. Ngjarja do të mbledhë mijëra delegatë, përfshirë edhe presidentë të shtet3eve, ekspertë dhe aktivistë për mbrojtjen e mjedisit jetësor, të cilët do të diskutojnë që t’i koordinojnë të gjitha aktivitetet për luftë kundër ndryshimeve klimatike.
Ndryshe, në fund të korrikut, dy ambasadorët, e Mbretërisë së Bashkuar, Rachell Galloway dhe i Italisë, Andrea Silvestri mbajtën në takim me gazetarët dhe përfaqësuesit e UNDP-së në lidhje me ndryshimet klimatike.
Ambasadorët thanë se jemi në një moment të veçantë në histori, si do të veprojnë në 10 vitet e ardhshme do të përcaktojë rrugën të cilën do të merr planeti ynë në mijëvjeçarin e ardhshëm. Vetëm zhvillimi i shkencës dhe të besuarit në të, mund të na ndihmojë të ballafaqohemi me efektet negative të ndryshimeve klimatike që po i shohim çdo ditë me valë nxehtësie, zjarre masive dhe valë të nxehta të temperaturave