Site icon PORTALB

RMV, gjashtë paralele janë mbyllur për shkak se nxënësit dhe mësimdhënësit janë infektuar me virusin korona

Shkolle

Në Qytetin e Ohrit janë mbyllur gjashtë klasa të shkollave fillore e të mesme, për shkak se mësimdhënës dhe nxënës janë infektuar me virusin korona.

SDK sqaroi që një mësimdhënës është i infektuar në shkollat e mesme, ndërsa në fillore dy mësimdhënës, ndërkohë nuk ka grupe të izoluara në çerdhet e Ohrit.

“Janë siguruar mjete për higjienë, mënyrë e veçantë për hyrje në shkolla dhe masa të ngjashme të parapara me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për arsim dhe shkencë”, deklarojnë nga Komuna e Ohrit, duke vlerësuar që nuk ka vend për shqetësime.

Në Strugë nuk ka asnjë paralele në izolim, dhe nuk është paraqitur asnjë profesor ose nxënës me simptoma të virusit korona.

Exit mobile version