Site icon PORTALB

Von der Layen do të vizitojë Ballkanin Perëndimor deri në fund të shtatorit

Ursula von der Leyen

Duke iu drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen tha se BE -ja i ka një borxh mirënjohjeje të rinjve në rajon që besojnë në të ardhmen e Evropës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se do të vizitojë Ballkanin Perëndimor në shtator dhe theksoi se investimi në të ardhmen e atij rajoni është investim në të ardhmen e Bashkimit Evropian, transmeton 360 shkallë.

“Para fundit të muajit, unë do të shkoj në rajon për të dërguar një sinjal të qartë të angazhimit tonë në procesin e zgjerimit.” tha von der Leyen në fjalimin e tij mbi gjendjen e Bashkimit.

Duke iu drejtuar anëtarëve të Parlamentit Evropian, von der Leyen tha se BE ua ka borxh të rinjve në rajon që besojnë në të ardhmen e Evropës.

Ursula Von der Leyen gjithashtu njoftoi mbështetjen përmes një Plani të ri Ekonomik dhe Investimesh.

“Investimi në të ardhmen e Ballkanit Perëndimor është investim në të ardhmen e BE -së.” tha Presidentja e KE -së.

Exit mobile version