Shkëndija-Shkupi ishte ndeshja e vetme që u zhvillua sot, ndeshje e cila e përmbylli javën e VI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja u luaj pa gola, ashtu që të dy ekipet morën nga një pikë, duke mundësuar Shkupin të ngjitet në pozitën e tretë me 11 pikë, ndërsa Shkëndija në pozitën e shtatë me 7 pikë.
Në krye të tabelën, gjendet Akademija Pandev me 13 pikë, e ndjekur nga Struga Trim&Lum me 12 pikë, ndërsa me 11 pikë është edhe Renova dhe Rabotniçki.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro u zhvilluan të dielën për shkak se Maqedonia e Veriut kishte shpallur tre ditë zi, për shkak ngjarjes tragjike që ndodhi më 8 shtator në Spitalin Modular në Tetovë. Për arsye të njëjtë, Shkupi dhe Shkëndija vendosën që ndeshja ndërmjet tyre të zhvillohet sot.
Në javën e shtatë do të përballen:
Renova-Struga
Shkupi-Borec
Skopje-Shkëndija
Bregallnica-Tikvesh
Makedonija Gj.P.-Rabotniçki
Pelister-Akademija Pandev