Site icon PORTALB

Sela: Ju fituam dy herë, do ju fitojmë edhe herën e tretë

Ziadin Sela

Ziadin Sela

Kandidati shqiptar për komunën e Strugës Ziadin Sela ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës administrative për përsëritjen e zgjedhjeve në disa vendvotime në qytetin e Strugës duke e cilësuar atë si veprim jo demokratik dhe me qëllim të destabilizimit të situatës në këtë qytet.  Sela theksoi se gjykatësit që votuan për anulimin e rezultateve do ti padisë, ai shtoi se ata kanë dëshmuar pa aftësinë e tyre me këtë veprim duke vepruar në interes të padronëve të tyre gjë kjo që është kundër të gjitha rregullave dhe normave të profesionit të tyre.

 “Unë edhe në pres konferencën pas raundit te dyte thash se populli ishte me meritor për respektimin e demokracise, ndërsa ato qe donin ta rrënoni atë ishin institucionet e shtetit, ndërsa edhe njëherë këto institucione e dëshmuan se janë kundër demokracisë, kundër zhvillimit dhe pro përkqësimit te mardhënieve ndëretnike” tha Ziadin Sela.

Sela përsëriti edhe njëherë keqpërdorimet e institucioneve të shtetit për presione dhe siç tha ai terrorizim të qytetarëve ditën e zgjedhjeve, duke theksuar këtu pjesëmarrjen e lartë të forcave policore brenda në vendvotime. Ai akuzoi ministrin Peshevski për të cilin tha se ditën e zgjedhjeve ka hyrë në vendvotim me truprojat e tij, ndërsa deputetin Gjorçev se ka ftuar policinë në vendvotime madje edhe njësitet speciale Alfa, veprime këto që janë në kundërshtim me ligjet dhe rregullat demokratike.

“Në qendrat e votimit  të kthyera 1852, 1857 dhe 1860 nuk ka pasur asnjë vërejtje në procesverbal, as nga komisionarët dhe as nga vëzhguesit dhe është e çuditshme se si e morën këtë vendim këto, bazuar në çka. Kur jemi te 1860 kemi materiale te dokumentuara te inspektoreve qe ndanin letërnjoftime dhe e kemi lajmëruar ne stacionin policor ne Struge  dhe nuk u ndërmor asgjë” tha Ziadin Sela.

Sela theksoi se edhe ne vendvotimet ku ka pasur parregullsi ka qenë si pasojë e planit të mirë përgatitur nga institucionet e shtetit.

Të gjithë këtyre që duan të godasin mbi demokracinë dhe mardhënjet ndëretnike unë dhe populli i Strugës ju sigurojmë se nuk do ti lejojmë, i fituam dy herë dhe do ti fitojmë edhe herën e tretë. Un apeloj tek qytetarët që të mos bien në provokime. 

Ftoj përfaqësuesit ndërkombëtar që të jenë prezent në gjitha vendvotimet ku do të rivotohet, ndërsa atyre që tentojnë ta prishin qetësinë në Strugë ju apeloj të mos vijnë në Strugë sepse na dëmtojnë. Struga është e gjithë qytetarëve të saj dhe ne do punojmë që së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, theksoi Ziadin Sela në konferencën për shtyp./Portalb

Exit mobile version