Site icon PORTALB

Derbi United-City në merkato për mesfushorin anglez

Declan Rice është objektivi i përbashkët i dy klubeve të Manchester-it City dhe United në merkaton e ardhshme, raporton SS.

Mesfushori i përfaqësueses angleze është një dëshirë e vjetër jo vetëm e Pep Guardiolës por edhe e Ole Gunnar Solskjaer të cilët do të bëjnë çmos për ta marrë në ekipin e tyre. Rice luan si mesfushor qëndre dhe ka spikatur te West Ham gjatë viteve të fundit.

Çmimi i tij në transfermarkt vlerësohet 70 milionë euro ndërkohë që “çekanët” do të tentojnë të arkëtojnë rreth 100 milionë euro nga shitja e liderit të tyre.

Exit mobile version