Site icon PORTALB

Thaçi ngushëllon amerikanët

Thaçi ngushëllon amerikanët

Thaçi ngushëllon amerikanët

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi përmes një telegrami dërguar ambasadorit të SHBA-ve në vend, Paul Wohlers ka shprehur ngushëllime ndaj amerikanëve për sulmin me bomba në maratonën e Bostonit, ku u vranë tre veta dhe mbi 100 u plagosën. 

Me keqardhje të thellë pranuam lajmin për sulmin makabër dhe viktimat që pësuan në Boston të SHBA-së. Sulmi ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe përdorimi i dhunës nga kushdo qoftë dhe për çfarëdo motive qofshin janë të papranueshme dhe të dënueshme. Të gjithë njerëzit me vullnet të mirë duhet të punojnë për të ndërtuar komunitete ku do të jetojnë në paqe dhe siguri. 
“Në emër të PDSH-së dhe në emrin tim personal, më lejoni të ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe të solidarizohemi me dhimbjen e Juaj, familjarëve të viktimave dhe të plagosurve të tjerë. Në këto moment të vështira mendimet dhe lutjet tona janë me Ju dhe me popullin amerikan”, qëndron në letrëmn e ngushëllimit të Thaçit.

Exit mobile version