Site icon PORTALB

Policia ngre padi ndaj rrahësve dhe dhunuesve në rajonin e Tetovës

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj rrahësve dhe dhunuesve

Policia e Tetovës ka ngritur padi penale ndaj rrahësve dhe dhunuesve

Kundër autorëve të përfshirë në tre incidente me rrahje dhe dhunë familjare që kanë ndodhur gjatë muajit të kaluar, SPB-ja e Tetovës ngrit padi penale.

Në incidentin e parë, për lëndim të rëndë ngarkohet B.I. (24) nga fshati Pallçisht i Poshtëm. Sipas buletinit policor, më 25 mars në objektin hotelierik “Anadoll” në fshat ai ka filluar zënkë me N.A. (26), me ç’rast e ka goditur me grusht në fytyrë dhe ia ka thyer hundën.

Incidenti i dytë për të cilin SPB-ja e Tetovës ngriti padi penale ka të bëjë me një rast të dhunës familjare.

Sipas informatave policore, tetovari F. B. (22) më 19 dhe 20 mars në rrugën Drenovec Poroj në Tetovë, e ka rrahur 21 vjeçaren L. A. nga fshati Merovë, me të cilën ka jetuar në bashkësi jashtëmartesore. Me këtë rast gruaja fituar lëndime të dukshme trupore.

Edhe në incidentin e tretë me dhunë ka qenë e përfshirë një grua. Policia informon se ka ngritur padi penale kundër S.R. (28) nga fshati Pirok dhe V.S. (29) nga Tetova për vepër penale shkaktim të rrezikut me mjet të rrezikshëm gjatë rrahjes ose zënkës. Më 3 mars V.S. ka ardhur para shtëpisë së S.R. në fshatin Pirok dhe ka filluar të bërtasë, duke kërkuar që motra e tij M. R. (22) të dalë jashtë. Pasi partnerja e tij jashtëmartesore nuk ka dalë nga shtëpia, 29-vjeçari i është vërsulur pronarit të shtëpisë, por nga ai ka fituar disa goditje në shpinë me shufër hekuri. Pas kësaj V.S. ka nxjerrë thikë gjuetie dhe ka dashur ta shpërthejë S.R. por këtë e kanë penguar policët që kanë ardhur të intervenojnë. /Portalb

Exit mobile version