Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit janë regjistruar 609 raste të reja me Kovid-19

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 609 raste të reja, nga 6.542 testimet e bëra për Covid-19. Në raportin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, 22 pacientë kanë humbur jetën me korona virus, ndërsa 347 të tjerë janë shëruar, shkruan Portalb.mk.

Në Shkup ndërruan jetë gjashtë persona ((65v, 66v, 73v, 77v, 78v dhe 81v), pesë nga Strumica (45v, 52v, 64v, 71v dhe 82v), nga dy persona nga Prilepi (51v dhe 82 v) dhe Struga (70 dhe 80 v) dhe nga një person nga Tetova (54), Gostivari (64), Berova (72), Kavadari (54), Kumanova (46), Kriva Pallanka (72) dhe Dibra (65). Të gjithë pacientët janë ndërruar jetë në spital.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.218.501 testime për Covid – 19, duke rezultuar gjithsej 183.059 raste pozitive, ndërkohë 163.417 të shëruar, ndërsa 6.236 vdekje. Në Maqedoninë e Veriut ka 13.406 raste aktive me Kovid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version