Site icon PORTALB

Mënyrat se si puthja e forcon lidhjen

Puthje

Puthje

A dini sesi puthja e forcon fizikisht dhe mendërisht një lidhje? Zbuloni mënyrat.

1. Puthjet te çlodhin ne mënyrë natyrale

Sipas te dhënave te shkencëtareve një seance me puthje shton sasinë e oksitoksines, një produkt kimik qe qetëson ne mënyrë natyrale trupin e njeriut. Puthja shton edhe sasinë e endorfines, këtij hormoni qe sjell lumturinë. Shkëmbimi i pështymës mund te stimuloje edhe dopaminen qe luan një rol te rëndësishëm ne ndjenjat e çiftit.

2. Puthjet djegin kalori

Sipas studimeve, puthjet dhe përqafimet mundësojnë djegien e kalorive (Nga dy dhe gjashte kalori ne minute.) Një ore e mbushur me puthje mund te djege kaloritë e marra nga një cope çokollate dhe një gjysme gote vere. Një trup elegant do i pëlqente me tepër partnerit.

3. Puthja përforcon muskujt e fytyrës

A e dini se gjate puthjes vihen ne lëvizje 30 muskuj te fytyrës? Ne këtë mënyrë muskujt forcohen dhe lëkura qëndron e re për një kohe me te gjate.

4. Puthja stimulon imunitetin

Sipas një studimi te revistës Medical Hypotheses, puthjet mund te shtojnë imunitetin e një gruaje kundër cytomegalovirus-eve dhe problemeve te tjera te tjera. Ne këtë mënyrë ato nuk kane me pak mundësi t’ua transmetojnë këto fëmijëve te tyre.

5. Puthja, për ta zgjedhur me mire partnerin

12 nerva te trurit sjellin te dhëna qe vijnë nga goja. Ne momentin e puthjes, ka disa mekanizma qe vlerësojnë shëndetin, prodhimtarinë dhe përputhjen gjenetike te dy individëve. Ajo qe prodhohet gjate puthjes se pare mund t’iu çoje drejt suksesit ose dështimit te një lidhjeje.

Exit mobile version