Site icon PORTALB

Teleskopi më i madh optik merr dritë të gjelbër për ndërtim

Teleskopi me i madh optik do të ndërtohet

Teleskopi me i madh optik do të ndërtohet

Një bashkëpunim mes shkencëtarëve të Kalifornisë, Kanadës, Japonisë, Kinës dhe Indisë do të sjell instrumentin optik më të madh në historinë e shkencës hapësinore.

Teleskopi i ri “Thirty Meter Telescope”, posedon xhamin pasqyrues të përbërë prej 492 segmenteve duke i dhënë mundësinë të marrë imazhet e objekteve të cilat ndodhen 13 miliard vite dritë larg nga Toka. Teknologjia e përdorur në këtë teleskop do t’u ndihmoj shkencëtarëve të zbulojnë të dhëna të reja mbi fazat e hershme të krijimit të universit.

Kjo pajisje poashtu do të mund të fotografoj me përpikmëri të pakrahasueshme planetet jashtë sistemit diellor. Ky teleskop planifikohet të ndërtohet afër vullkanit Manua Kea në Hawaii.

Përkundër kundërshtimeve prej ambientalistëve dhe disa grupeve banorësh të Hawaiit, ndërtimi i teleskopit të gjeneratës së ardhshme pritet të filloj brenda një viti përderisa mendohet të kushtoj rreth 1 miliard dollarë. TMT pritet të hyj në funksion për studime shkencore në vitin 2021.

Exit mobile version