Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut për një muaj janë dhënë 446 leje për ndërtimin e objekteve në vlerë mbi 161 milionë euro

ndertime, ndertesa, banesa, komunikacion, mjedisi jetesor, planifikimi hapesinor, legalizim, objekte pa leje, ndertime

Foto ilustrim nga Portalb.mk/Suad Bajrami

Në muajin korrik në gjithë Maqedoninë e Veriut janë dhënë 446 leje për ndërtimin e objekteve, ku thuajse gjysma e investitorëve janë persona fizikë (45.1%), ndërsa vlera e punimeve është mbi 161 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit korrik të vitit 2021 janë dhënë 446 leje ndërtimi, që është për 57.0 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 9 952 602 mijë denarë, që është për 97.0 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që 284 e lejeve janë për ndërtime të larta, 50 për ndërtime të ulëta, derisa për renovime janë 112. Më së shumti leje janë dhënë në komunën e Tetovës (79), Karposh (49), Saraj (37), etj.

Exit mobile version