Site icon PORTALB

Lëndohet me thikë një 17 vjeçar në Fushë të Tophanës

Theret me thikë

Theret me thikë

Pas një zënke, dje pasdite në lagjen Fushë e Tophanës në Shkup, një 17 vjeçar është lënduar me thikë në gjoks. I lënduari është dërguar për shërim në Qendrën urgjente.

Siç informon MPB-ja, dje rreth orës 16:30 në bulevardin “Brigada maqedono-kosovare”, në një park para një ndërtese, pas një zënke të ndërsjellë, F.Q. (17) me thikë e ka lënduar F.F. (17) në gjoks.

Policia ka bërë hetim në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar autorin F.Q. /Portalb

Exit mobile version