MPJ: Flamujt në ambasadat dhe misionet jashtë vendit në gjysmë – shtizë, janë anuluar të gjitha ngjarjet

Me rastin e shpalljes tre ditë zie pas tragjedisë së djeshme që ndodhi në Tetovë, të gjitha ambasadat dhe misionet jashtë vendit kanë ulur flamujt në gjysmë – shtizë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së po ashtu, kanë informuar se janë anuluar të gjitha ngjarjet, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Punëve të Jashtme e njofton opinionin se në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për tri ditë zie në nder të viktimave të zjarrit tragjik në qendrën modulare për COVID në spitalin në Tetovë, në të gjitha Ambasadat dhe misionet jashtë vendit i ulën flamujtë në gjysmë-shtizë përgjatë ditëve të zisë. Në të njëjtën kohë, informojmë se në ditët e zisë janë anuluar të gjitha ngjarjet, pritjet dhe promovimet e planifikuara në suaza të ambasadave dhe misioneve tona”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button