Grubi: Prokuroria sa më shpejtë ta mbarojë hetimin për zjarrin në Tetovë

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi pas takimit në Qendrën e Shëndetit Publik në Tetovë tha se pushteti ekzekutiv ka kërkuar nga Prokuroria që sa më shpejtë ta mbarojë hetimin për zjarrin që mbrëmë e kaploi Spitalin Modular për Kovid në Tetovë, njofton Portalb.mk.

“Ne insistuam në komunikimin me prokurorin publik dhe të gjithë prokurorët që rasti në këtë hetim të mbarohet sa më shpejtë, por edhe të bëhet sa më thellë, që të mos lëmë grimcë të pazbuluar për këtë tragjedi”, tha Grubi.

Në pyetjen për përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë në hetimin për rastin, Grubi tha se të njëjtit priten që të arrijnë në vend në afat prej 2-3 ditëve.

“Sot kemi dërguar kërkesë, kishte kontakte me ambasadorë të vendeve, veçmas me ambasadorin e Gjermanisë, por edhe me autoritetet e NATO-s dhe SHBA-së. Është çështje ditësh, flasim për 2-3 ditë kur do të munden të vijnë dhe t’i shqyrtojnë provat që i ka Policia, Prokuroria dhe forenzika nga vendi i ngjarjes”, tha Grubi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button