Site icon PORTALB

Riniti alergjik

Alergji, foto: Pexels

Alergji, foto: Pexels

Riniti alergjik është inflamacion i hundës që ndodh kur sistemi imunitar reagon dhunshëm ndaj alergeneve në ajër, transmeton Panacea.

Prevalenca e rinitit alergjik në popullsinë botërore varion midis 10% – 40% (sipas ARIA, 2016) dhe tregon një tendencë në rritje, për shkak të faktorëve të ndryshëm, ndër të cilët vendin kryesor e zë ndotja e ajrit.

Fillimi i simptomave është shpesh brenda disa minutave nga ekspozimi ndaj një alergjeni dhe mund të ndikojë në gjumin dhe aftësinë për të punuar ose studiuar.

Disa njerëz mund të shfaqin simptoma vetëm në periudha të caktuara të vitit, shpesh si rezultat i ekspozimit ndaj polenit. Shumë njerëz me rinit alergjik gjithashtu kanë astmë, konjuktivit alergjik (skuqje dhe kruajtje të syve), ose dermatit atopik.

Riniti alergjik zakonisht shkaktohet nga alergjenët e mjedist jetësor, të tilla si poleni, qimet e kafshëve shtëpiake, pluhuri ose myku, dhe gjenetika e trashëguar dhe ekspozimi mjedisor gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e alergjive. Pranvera dhe procesi i lulëzimit të bimëve rrisin ndjeshëm manifestimet alergjike.

RINITI ALLERGJIK karakterizohet nga një ose më shumë nga simptomat e mëposhtme:

Riniti alergjik shpesh ka simptoma edhe në mukozën e syrit: kruajtje, skuqje, lotim të syve, ënjtje të kapakëve të syve.

Riniti alergjik mund të ndikojë në aktivitetet e përditshme, me praninë e dhimbjeve të kokës, lodhje, humbje të koncentrimit, shqetësim të gjumit dhe ulje të cilësisë së jetës.

Në varësi të fillimit dhe kohëzgjatjes së simptomave, ato mund të jenë:

Exit mobile version