Një vrasës i paguar nuk ka arritur që ta vras biznesmenin rus Leonid Kolesnikov, 56 vjeçar, i cili është drejtor i përgjithshëm i një kompanie në Sant Pjetërsburg.
Vrasësi, një djali i ri, e ka pritur drejtorin në parkingun para zyrave, kur Kolesnikov ka dale nga xhipi i tij. Plumbi që ka shkrepur ka përfunduar në drejtorin, por ai ka dalë nga xhipi për të kërkuar ndihmë. Kur vrasësi e ka parë se nuk e ka kryer punën si duhet, është kthyer pësëri dhe e ka ndjek drejtorin, i cili është futur në ndërtesë.
Vrasësi ka tentuar që të gjuaj edhe një herë, por revolja i është bllokuar. Pas kësaj atentatori e ka fshehur armën nën xhaketë dhe ka filluar të ikë.
Prapa vetes ka lënë qesen në në të cilën ka qenë revolja dhe një shishe plastike, të cilën e ka shfrytëzuar si zhurmbëmbytës.
Kolesnikov është plagosur në dorë, ndërsa mjekët kanë thënë se plaga është serioze, por stabile.