Site icon PORTALB

KSHZ: Deri dje 12 mijë persona kontrolluan listën zgjedhore

Bojan Mariçiq, Ditmire Shehu, Aleksandar Dashtevski (KSHZ)

Komisioni Shtetëror Zgjedhor informon se procedura për inspektimin publik të Listës së Zgjedhësve është duke u zhvilluar dhe do të zgjasë deri më 9 shtator 2021, transmeton Portalb.mk.

“Deri dje (4 shtator 2021), gjithsej 12,128 persona u kontrolluan në listën e zgjedhësve, u paraqitën gjithsej 47 kërkesa për regjistrim në listën e zgjedhësve, 28 kërkesa për fshirjen e të dhënave nga lista e zgjedhësve dhe 22 kërkesa për ndryshimi i të dhënave në listën e zgjedhësve. Gjithashtu, gjithsej 42 kërkesa i janë dorëzuar Komisionit Shtetëror Zgjedhor në adresën e-mail upisis@sec.mk.” thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.

Exit mobile version