Site icon PORTALB

RMV, një 25-vjeçar ka ndërruar jetë nga KOVID-19, mbi 700 raste të reja

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 708 raste të reja nga 7.174 të testuar, 673 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 32 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 179.587, të shëruarve 154.441, të vdekurve 6.045, ndërkaq numri i rasteve aktive janë 15.101, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 32 pacientë: 11 nga Shkupi (81, 79, 74, 73, 69, 67, 66, 60, 50, 42-vjeç), 5 të vdekur nga Tetova (78, 78, 65, 63 dhe 53-vjeç), 4 të vdekur nga Gostivari (73, 72, 70 dhe 63-vjeç), 3 të vdekur nga Kumanova (80, 76 dhe 69-vjeç), nga dy të vdekur nga Ohri (65 dhe 25-vjeç) dhe Strumica (70 dhe 69-vjeç) dhe nga një të vdekur nga Manastiri (70-vjeç), Shtipi (58-vjeç), Struga (81-vjeç), Koçani (64-vjeç) dhe Vinica (47-vjeç)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version