Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se në Shqipëri janë aplikuar1.5 milion vaksina, transmeton Portalb.mk.
Rama mes të tjerësh ka vijuar thirrjen e tij për qytetarët që të vaksinohen.
Ndryshe, në Shqipëri për disa kategori profesionesh vaksinimi është i detyrueshëm, për shkak të përballjes dhe ekspozimit më të gjerë me covid-19. Prej disa muajsh Shqipëria po përballet edhe me variantin Delta ndërkohë që në botë po qarkullon një tjetër mutacion i Covid ai i versionit Mu.