Site icon PORTALB

Tërmet në Strumicë

Observatori sizmologjik në kuadër të Fakultetit të Shkencave Natyrore Matematike, informoi se sot rreth orës 19 është ndjerë tërmet me epiqendër në Strumicë me magnitudë 2.2. Tërmeti është ndjerë në Strumicë, Vallandocë dhe rrethinë, transmeton Portalb.mk.

Rrjeti seizmologjik telemetrik i Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, sot në orën 19 ka regjistruar tërmet, epiqendra e së cilit ndodhet 120 km në juglindje të Shkupit dhe vjen nga zona me epiqendër në Strumicë. Tërmeti kishte magnitudë lokale të Rihterit ML 2.2, ndërsa është ndjerë nga banorët e Strumicës, Vallandovës dhe rrethinës me intensitet prej 3 shkallë sipas shkallës evropiane makrosizmike”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version