Site icon PORTALB

RMV, dje janë vaksinuar gjithsej 12.022 qytetarë, 4.179 morën dozën e parë

kovid19, coronavirus, vaksine, vaksinim (3)

Foto arkiv nga Meta.mk

Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në të gjithë vendin, kurse në rrjedhë është vaksinimi në terren. Në pikat e vaksinimit në vend dhe terren, përfshirë ditën e djeshme, janë vaksinuar gjithsej 733.226 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 4.179 qytetarë, kurse u vaksinuan gjithsej 12.022 qytetarë. Në vend gjithsej janë aplikuar 1.280.332 doza vaksinash, ndërsa 547.105 qytetarë janë rivaksinuar, transmeton Portalb.mk.

Sipas shifrave të fundit, 53% e popullsisë mbi 40 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine dhe 28% e popullsisë mbi 18-39 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë vaksine.

Qytetarët pa caktuar termin vaksinohen, në pikat ekzistuese të vaksinimit në të gjithë vendin. Fëmijët e moshës 12 deri në 18 vjeç vaksinohen me pëlqimin e prindërve.

Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të fituar pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formë të rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmurjes dhe vdekjen.

Përndryshe, dje në vendin tonë u regjistruan 906 raste të reja me Covid-19 nga 6006 testime të kryera, u shëruan 343, ndërsa 26 vdiqën. Numri i rasteve aktive në vend është 14,785.

Exit mobile version