Site icon PORTALB

RMV, vazhdon rritja e rasteve aktive me Kovid-19 gjatë 24 orëve, u regjistruan 26 vdekje

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 906 raste të reja me Covid-19 nga 6006 testime të kryera, u shëruan 343, ndërsa 26 vdiqën. Numri i rasteve aktive në vend është 14,785, transmeton Portalb.mk.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 177.399, i të shëruarve në 156.650, numri i vdekjeve është 5.964. Deri më tani në RMV janë kryer gjithsej 1 164 177 testime për Covid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version