Site icon PORTALB

Diaspora po mbledh donacione për qendrën covid në Dibër, këngëtarja Bebe Rexha ka dhënë 10,000 dollarë

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto: Arbnora Memeti, Portalb.mk

Drejtoria e spitalit në Dibër informoi se, mërgimtarët dibran në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbledhin donacione për nevojat e kovid qendrës në atë qytet. Drejtori i spitalit, Baki Alili ka deklaruar për REL se, për vetëm 4 ditë kanë arritur donacione në vlerë prej 35 mijë dollarë. Në mesin e donatorëve është edhe këngëtarja e njohur amerikane, Bebe Rexha e cila është me prejardhje nga Dibra. Ajo ka dhuruar 10 mijë dollarë dhe ka bërë thirrje për mbledhjen e donacioneve, transmeton Portalb.mk.

Alili po ashtu tha se, edhe përfaqësuesit e shoqatës së mërgimtarëve dibran në SHBA “Dibra”, e kanë informuar se në ditët e ardhshme do të vazhdojnë donacionet dhe se pritet të mblidhen mbi 100 mijë dollarë. Ministria e Shëndetësisë siguron mjete të nevojshme dhe oksigjen, ndërsa në donacionet e mbledhura, sipas paralajmërimeve nga spitali i Dibrës, do të sigurohet kompjuter KTM i cili është shumë i nevojshëm për popullatën në rajonin më të gjerë të Dibrës.

Alili e ka vlerësuar si shumë të rëndë gjendjen epidemiologjike me Covid – 19 në Dibër dhe tha se nuk ka vende të lira as në covid qendrën, as në repartet e tjera ku mjekohen mbi 40 pacientë të hospitalizuar.

“Gjendja është alarmante dhe rreth 10 raste më të rënda janë transferuar në qendrën klinike në Shkup”, tha ai.

Exit mobile version